Aktualitet

“Më preku në vendet intime”/ Pedofili në Tiranë ngacmon vajzën e mitur në shkallët e pallatit, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Pedofili në Tiranë ngacmon vajzën e mitur në shkallët e pallatit. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e vajzës, ndërkohë e mitura ka deklaruar se pedofili e ka prekur në vendet intime.
Featured image of article: “Më preku në vendet intime”/ Pedofili në Tiranë ngacmon vajzën e mitur në shkallët e pallatit, policia sekuestron kamerat e sigurisë Foto ilustruese

TIRANË- Ngjarje e rëndë në Tiranë. Mësohet se ditën e djeshme një person ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur, në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. Ka qenë nëna e vajzës, e cila ka denoncuar në polici personin, i cili ka kryer veprime të turpshme dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj të miturës.

Mesohet se mitura është hutuar kur është gjendur pranë të panjohurit, i cili e ka prekur në vendet intime. Në ato momente ka pasur lëvizje në shkallët e pallatit dhe personi është larguar. Vajza më pas i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen.

“Më preku në vendet intime”, i ka thënë vajza nënës së saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vajza e mitur u pyet në prani të psikologëve dhe është nxjerrë një identikit i personit të dyshuar. Policia ka nisur hetimet dhe nëpërmjet kamerave të sigurisë të zonës po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngacmimet seksuale dhe përdhunimet janë tashmë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Pak ditë më parë u bë publike përdhunimi i një 13-vjeçareje në Pogradec. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, abuzoi seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie. Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Ndërkohë edhe një 51-vjeçar u arrestuar pas ditë më parë në Lushnje, pasi ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur.

J.V/Dosja.al

Shto Koment