Rajoni

Kurti refuzoi takimin në presidencë, dekreti dërgohet me shkrim në Vetëvendosje

Thaçi e ftoi ditën e sotme Kurtin, po ky i fundit nuk ka pranuar të  shkojë, ndërsa akoma nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me refuzimin e ftesës.
Featured image of article: Kurti refuzoi takimin në presidencë, dekreti dërgohet me shkrim në Vetëvendosje Albin Kurti

Kosovë- Lideri i VV-së, Albin Kurti  nuk është paraqitur në takimin e orës 12:00 të ditës së sotme, ku Presidenti i Kosovës Hashim  Thaçi e thirri për t’i dhënë mandatin e Kryeministrit të Kosovës. Mediet kosovare shkruajnë se Presidenca e ka përcjellë me shkrim dekretimin e Albin Kurtit në zyrën e LV-së.

Thaçi e ftoi ditën e sotme Kurtin, po ky i fundit nuk ka pranuar të  shkojë, ndërsa akoma nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me refuzimin e ftesës.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment