Politike

Uniteti Kombëtar kërkon të ç’regjistrohet nga zgjedhjet, Beqiri: Jemi të detyruar. Biba: Të rrëzohet kërkesa

  • Dekreti i Metës për anulimin, KQZ s’lejohet të vijojë punën
  • Idajet Beqiri, kreu i Partisë Uniteti Kombëtar ka kërkuar në KQZ të ç'regjistrohet nga zgjedhjet pasi sipas tij është antikushtetuese të marrësh pjesë në zgjedhje.
    Featured image of article: Uniteti Kombëtar kërkon të ç’regjistrohet nga zgjedhjet, Beqiri: Jemi të detyruar. Biba: Të rrëzohet kërkesa

    Tiranë- Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri ka kërkuar që partia që ai drejton të  ç’regjistrohet në KQZ me qëllimin që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30-qershorit. Ai ka theksuar se kjo parti ka marrë vendimin që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve të 30-qershorit pas anulimit të dekretit nga presidenti Ilir Meta.

    Sipas tij  të marrësh pjesë në zgjedhje është antikushtetuese. Kjo kërkesë hap rrugën që çështja të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Ndërsa Denar Biba kërkoi që kjo kërkesë të rrëzohet pasi nuk e parashikon ligji.

    DEBATET: 

    Beqiri: “Unë jam jurist, jam një. Unë kam mendimin tim. Më duket antikushtetuese të hyj në zgjedhje. Ne duam të tërhiqemi nga këto zgjedhje, na vjen keq por jemi të detyruar dhe jemi vetë të ndërgjegjshëm që me këtë situatë nuk shtyhet.

    Denar Biba: Nuk parashikohet në Kodin zgjedhor të të tërhiqesh nga gara në këtë moment. Nuk na mbetet gjë tjetër të ecim sipas ligjit dhe të rrëzojmë kërkesën. Janë printuar fletët e votimit.

    Beqiri: Na e jepni të arsyetuar dhe e çojmë në Kolegjin Zgjedhor.

    Nga KQZ është miratuar dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve. Theksojmë se Meta vijon takimet me partitë e tjera për caktimin e datës së zgjedhjeve. Ndërsa sot në Kuvend socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkimin e Metës. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë.

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment