Aktualitet

Kreu i Shoqatës Hoteleri-Turizëm zbulon shifrat: Sipas INSTAT në muajin prill kemi pasur 97% më pak turistë se në vitin 2019.

Topuzi u shpreh se INSTAT ka bërë përllogaritjet dhe në prill ka pasur 97% turistë më pak se një vit më parë.
Featured image of article: Kreu i Shoqatës Hoteleri-Turizëm zbulon shifrat: Sipas INSTAT në muajin prill kemi pasur 97% më pak turistë se në vitin 2019. Zak Topuzi

TIRANË- Zak Topuzi, kreu i Shoqata Shqiptare e Hoteleri-Turizëm, ka treguar shifrat e turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pandemisë. Në një intervistë në “Tempora” në RTV Ora, Topuzi u shpreh se INSTAT ka bërë përllogaritjet dhe në prill ka pasur 97% turistë më pak se një vit më parë.

Më tej ai tha se dhe muajt e tjetër, duke përfshirë dhe qershorin dhe korrikun, turistët kanëq enë shumë të paktë dhe larg çdo pritshmërie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas INSTAT në muajin prill kemi pasur 97% më pak turistë se në vitin 2019. Në maj kanë ardhur 4.1 % të turistëve që kanë ardhur një vit më parë. shpresojmë që këto muaj të jenë diku te 15%. Por për një industri që jeton  për 3 muaj dhe paguan taksa për gjithë vitin, nuk mund të mbijetojë”, u shpreh Topozi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment