Rajoni

Kreu i PDK-së: Ua kam bërë të qartë AAK-së dhe LDK-së mendimin tonë në lidhje me çështjen e Presidentit

Në një intervistë për "Rubikon" ai ka thënë se ua ka bërë të qartë të gjithë krerëve të partive në Kosovë, vendimin që ka PDK-ja në lidhje me çështjen e Presidentit.
Featured image of article: Kreu i PDK-së: Ua kam bërë të qartë AAK-së dhe LDK-së mendimin tonë në lidhje me çështjen e Presidentit Enver Hoxhaj

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar se ka pasur një takim me Ramush Haradinaj për të biseduar në lidhje me Presidentin e Kosovës.

Në një intervistë për “Rubikon” ai ka thënë se ua ka bërë të qartë të gjithë krerëve të partive në Kosovë, vendimin që ka PDK-ja në lidhje me çështjen e Presidentit. Ai gjithashtu tha se ja ka bërë të qartë edhe Isa Mustafës dhe Fatmir Lamajt se PDK-ja do të votojë vetëm kandidatin e saj dhe asnjë tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, Ia kam bërë të qartë atij, Mustafës e Limajt që kushdo që dëshiron ta ketë votën e partisë tonë për zgjedhjen e presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja dhe askënd tjetër”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment