Bota

Kreu i OBSH-së pranon të bëjë vaksinën LIVE: Do të isha mëse i lumtur 

Në një intervistë për mediat ai ka thënë se do ta bëjë me kënaqsi vaksinën para kamerave në mënyrë që të hedhë poshtë të gjitha pretendimet dhe teoritë konspirative mbi vaksinën.
Featured image of article: Kreu i OBSH-së pranon të bëjë vaksinën LIVE: Do të isha mëse i lumtur  Tedros Adhanom Ghebreyesus

SHBA-Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka pranuar të bëjë vaksinën anti-Covid në sy të publikut. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare ai ka thënë se do ta bëjë me kënaqësi vaksinën para kamerave në mënyrë që të hedhë poshtë të gjitha pretendimet dhe teoritë konspirative mbi vaksinën. Ai më tej, tha se do e marrë vaksinën anti-Covid në momentin e duhur dhe jo të marrë vaksinën e dikujt tjetër.

“Do të isha i lumtur ta bëja atë. Duhet të sigurohem që është radha ime. Unë nuk dua të marr vaksinën e askujt,” tha ai.

Në intervistë ai gjithashtu ka folur edhe për deklaratat e ish-presidentëve amerikanë Barack Obama, Bill Clinton, George Bush dhe presidentit të zgjedhur Joe Biden për ta bërë vaksinën para kamerave në mënyrë që të ndërgjegjësojnë popullin. Ai e ka quajtur këtë një lajm të mirë dhe tejet pozitiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është një ide e mirë. Unë mendoj se është shumë mirë që ata tashmë kanë treguar përkushtimin e tyre. Ata mund të ndikojnë,” përfundoi ai.

Në datën 2 dhjetor tre ish-presidentët amerikanë Obama, Bush, Cllinton dhe presidenti i zgjedhur Joe Biden kanë pranuar që ta bëjnë vaksinën para kamerave për të ndërgjegjsuar popullin që të mos ngurojnë për të marrë vaksinën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment