Rajoni

Kreu i LDK-së Mustafa ironizon deklaratën e Osmanit për t’u kthyer në parti: Dikush mund të dojë të bëhet dhe mbretëresha e Anglisë

Në një intervistë për mediat Mustafa ka thënë me ironi se dikujt mund ti shkojë në mendje të bëhet edhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.
Featured image of article: Kreu i LDK-së Mustafa ironizon deklaratën e Osmanit për t’u kthyer në parti: Dikush mund të dojë të bëhet dhe mbretëresha e Anglisë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar deklaratën e presidentes në detyrë Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar për një kthim të mundshëm në LDK, nëse nga kjo parti largohej kryesia aktuale.

Në një intervistë për mediat Mustafa ka thënë me ironi se dikujt mund ti shkojë në mendje të bëhet edhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj, çfarë kujt i bie ndërmend të deklarojë. Mund t’i bie ndërmend dikujt nga ne të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, në qoftë së tërhiqet Elizabeta”, ka thënë Mustafa.

Osmani e ka kundërshtuar dhe më herët kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Ndërkohë, në një intervistë që ka dhënë ditën e djeshme, ajo ka thënë se njerëzit e LDK-së që besojnë në vlera mund t’i bashkohen iniciativës së saj të re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre dhe nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre të keqpërdoret e kanë derën të hapur. Secili në LDK duhet ta ketë parasysh që a duan të jenë pjesë e një koncepti politik që e keqpërdor deri në masën më ekstreme besimin e votuesve. “Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijnë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, ka thënë ajo.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozita e nënkryetare në LDK. Përplasjet në parti kanë nisur, pasi Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu, Osmani kishte kundërshtuar edhe formimin e Qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me AAK dhe Nismën Socialdemokrate. Ndërkohë në zgjedhjet aktuale Osmani ka vendosur të garoj e vetme.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment