Rajoni

Kreu i LDK-së: Javën e ardhshme takohemi me partitë për çështjen e presidentit

Në një intervistë ai është shprehur se është me mirë që të gjendet një zgjidhje më mbledhje se sa të shkohet në zgjedhje.
Featured image of article: Kreu i LDK-së: Javën e ardhshme takohemi me partitë për çështjen e presidentit Kreu i LDK-së, Isa Mustafa

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se javën tjetër mund të mbajnë një mbledhje me partitë e tjera për të diskutuar mbi çështjen e Presidentit. Në një intervistë ai është shprehur se është me mirë që të gjendet një zgjidhje më mbledhje se sa të shkohet në zgjedhje. Ai gjithashtu ka shtuar se partitë që do të mblidhjen në tryezë duhet që të japin opinionin e tyre dhe në fund të bien dakort për një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë pa e çuar situatën në zgjedhje të kota.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma me partitë. Mendojmë që në javën tjetër të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me partitë politike dhe të bëjmë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje që sipas opinionit tonë është më mirë të gjendjet tani sesa të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Mustafa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për momentin në Kosovë postin e Presidentit e ka marrë Vjosa Osmani. Ajo e mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Hashim Thaçi nga posti për shkak të daljes së aktakuzës për krime lufte në vitin 1999.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment