Aktualitet

Kreu i KLSH-së takim me drejtoreshën e BKH-së: Në fokus intensifikimi i punës për të vënë para drejtësisë shkelësit e ligjit

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në qendër të takimit ishte diskutimi për fusha me rëndësi të veçantë në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.
Featured image of article: Kreu i KLSH-së takim me drejtoreshën e BKH-së: Në fokus intensifikimi i punës për të vënë para drejtësisë shkelësit e ligjit Arben Shehu dhe Aida Hajnaj

TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ditën e sotme zhvilloi një takim pune me Drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në ambientet e KLSH.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në qendër të takimit ishte diskutimi për fusha me rëndësi të veçantë në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.

Kreu i KLSH-së dhe drejtuesja e BKH-së theksuan intensifikimin e punës për evidentimin dhe vendosjes para organeve të drejtësisë të shkelësve të ligjit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimi i Shehut dhe Hajnajt është në vijimësi të takimeve dhe marrëveshjeve që KLSH ka bërë me institucione ligjzbatuese në vend në kuadër të rritjes së frymës së bashkëpunimit mes institucioneve me fokus kryesor luftën ndaj korrupsionit.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment