
SHBA– Kreu i lartë i inteligjencës amerikane është shprehur se Kina është “kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë” që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një prononcim për Wall St Journal, John Ratcliffe tha se Kina po rrit fuqinë e saj duke vjedhur sekretet e SHBA-së dhe më pas duke zëvendësuar firmat amerikane në treg, raporton BBC.
Administrata e Donald Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, duke vendosur tarifa mbi mallrat kineze dhe duke akuzuar Pekinin për vjedhje.
Nga ana tjetër, Kina i është përgjigjur SHBA-së, me vendosjen e tarifave dhe përpjekjet për të mbajtur gjigantin e telekomunikacioneve Huaëei larg tregut amerikan.
Pekini po përgatitet për ballafaqim me SHBA-të dhe synon të mbizotërojë botën “ekonomikisht, ushtarakisht dhe teknologjikisht”, paralajmëroi Ratcliffe.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur Kina ka rritur presionin mbi aleatin e SHBA-së, Australinë, duke vendosur tarifa për importet e verës dhe duke provokuar qeverinë australiane mbi të drejtat e saj në Afganistan.
(kle.mu./dosja.al)