Diaspora

Kreu i AAK-së zhvillon tubime në Deçan: Qëllimi jonë marrëdhënie e mirë me Amerikën dhe hyrja në NATO

Sipas Insajder, në një fjalim që ka mbajtur në një tubim në vendlindjen e tij në Deçan, ka thënë se qëllimi i tij është të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën dhe  të hyjë në Nato. 
Featured image of article: Kreu i AAK-së zhvillon tubime në Deçan: Qëllimi jonë marrëdhënie e mirë me Amerikën dhe hyrja në NATO Ramush Hardinaj

KOSOVË-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se 14 shkurti është referendum për Aleancës, për Kosovën në NATO.

Sipas Insajder, në një fjalim që ka mbajtur në një tubim në vendlindjen e tij në Deçan, ka thënë se qëllimi i tij është që vendi të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën dhe të hyjë në Nato.

“Ne kemi veç një punë, me u lidh fort me Amerikën, me hy në NATO se s’kemi rrugë tjetër. Kosova e ka më mirë se e di me kë është. Na jemi me NATO, me Amerikën dhe BE. Edhe pse Serbia e sotme kujton që me filtruar pak me Rusi dhe Kinë, kanë me marrë me të mirë edhe Amerikën e Evropën, por gabon. Ne e dimë kah e kemi drejtimin. Ne duke treguar qartë me kë jemi dhe me vendos afate kohore, se çdo kontratë e do edhe kohën. Ne duam kontrate që ka të bëjë me NATO. Kjo kontratë e ka një afat kohor, ne e kemi kryer hapin e parë. Aleatët tonë do të na ndihmojnë që t’i kalojmë pengesat. Kemi ndryshime në krejt komunat e Kosovës në rritje. Si president i Kosovës ju siguroj që do t’ju nderoj me punë, në Deçan e Dukagjin në gjithë Kosovën, ju siguroj që ko me nderu sakrificën për liri dhe do të nderojmë ndihmën e aleatëve tonë. Me 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

Shto Koment