Bota

“Krenar që jam homoseksual”, Richard Grenell kërkon dënim për homofobikët: Kështu kam lindur

VIDEO
Grenell ka thënë se komentet kundërshtuese janë të shumta, por ai ndjehet krenar për faktin që është homoseksual, dhe njerëzit homofobikë duhet të dënohen.
Featured image of article: “Krenar që jam homoseksual”, Richard Grenell kërkon dënim për homofobikët: Kështu kam lindur Richard Grenell.

I ftuar në një intervistë për Pressing T7, i dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell, në bisedimet Serbi-Kosovë, ka folur për shkëmbimin e territoreve, duke e hedhur në mënyrë katëgorike poshtë këtë çeshtje.

Ndër të tjera, i pyetur nga moderatori, për orientmin e tij seksual, Grenell ka thënë se komentet kundërshtuese janë të shumta, por ai ndjehet krenar për faktin që është homoseksual, dhe njerëzit homofobikë duhet të dënohen.

Biseda

Moderatori: Pyetja e fundit,  shumë njerëz që ju kundërshtojnë e kanë përdorur orientimin tuaj seksual, zotëri Grenell, ju jeni homoseksual dhe këtë e pranoni haptazi, si argument për t’i minuar autoritetin dhe aftësinë tuaj për ta udhëhequr këtë proces. Si e komentoni këtë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Richard Grenell: Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht.

R.L/Dosja.al

Shto Koment