LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditë me probleme, dy masat që mund të marrë Banka e Shqipërisë për të ndalur rritjen

18 Janar 2021, 07:22 Nga DOSJA
Kreditë me probleme, dy masat që mund të marrë Banka e

Banka e Shqipërisë po studion masa të reja për t’iu përgjigjur një rritjeje të mundshme të raportit të kredive me probleme gjatë vitit 2021.

Në një intervistë për revistën “Monitor”, ky institucion u shpreh se dy nga masat e mundshme mund të jenë shkurtimi i afatit të fshirjes së kredive të humbura, si edhe zgjatja e afatit të rregullores së ristrukturimit jashtëgjyqësor të kredive të këqija në më shumë se një bankë.

Fshirja e kredive të humbura ka qenë masa me ndikimin kryesor në uljen e raportit të kredive me problemeve gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore që detyronte bankat të nxirrnin jashtë bilancit kreditë e klasifikuara të humbura prej më shumë se pesë vjetësh. Gjithsej, që nga fillimi i procesit të fshirjes, në janar 2015, janë fshirë 65 miliardë lekë ose rreth 525 milionë euro kredi të humbura. Vlera e kredive të fshira është sa rreth 130% e vlerës aktuale të kredive me probleme dhe jep një ide të qartë të ndikimit të madh që fshirjet kanë pasur në pastrimin e portofolave të sektorit bankar.

Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofolave, Banka e Shqipërisë vendosi prej fillimit të vitit 2020 shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura, nga tre vjet në dy vjet. Kjo mund t’i ketë dhënë një shtysë të re fshirjeve, sidomos në muajin dhjetor, që është periudha kur bankat zakonisht ndërmarrin pjesën më të madhe të tyre. Këtë vit, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë një shkurtim të mëtejshëm të këtij afati, me qëllim pastrimin e mëtejshëm të kredive të humbura nga portofoli i bankave.

Rregullorja që u prezantuar si “Qasja e Tiranës”, “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare” u miratua për herë të parë në muajin korrik 2019. Objekti i kësaj rregulloreje ishte trajtimi i kredive korporative me ekspozim në disa banka tregtare, në shuma më të mëdha se 250 milionë lekë. Rregullorja krijoi një kuadër që bankat kreditore të vepronin në marrëveshje dhe pa ndërmarrë veprime të njëanshme kundrejt atyre bizneseve që do të vlerësoheshin të afta për të mbijetuar, me masat dhe mbështetjen e duhur huadhënësve. Masat për trajtimin jashtëgjyqësor mund të jenë zgjatja e afatit të kredisë, dhënia e financimeve shtesë, likuidimi i aktiviteteve dytësore të huamarrësit, rritjen e kapitalit nëpërmjet financimit, kryerja e ndryshimeve në strukturën dhe mënyrën e drejtimit të subjektit, shitja e pasurive të tij, konvertim i borxhit në kapital, etj.

Rregullorja ishte konceptuar si një zgjidhje e përkohshme për të trajtuar rastet e disa huamarrësve të mëdhenj ekzistues dhe do të ishte e vlefshme deri në fund të vitit 2020. Por, në maj të vitit 2020, në kuadrin e masave për zbutjen e pasojave të krizës, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të shtyjë efektet e rregullores deri në muajin janar 2022. Qëllimi i shtyrjes ishte që bankat të kishin një hapësirë më të madhe kohore të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për huamarrësit e përbashkët në vështirësi financiare.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën