LIVE UPDATES
Editorial

Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

18 Nëntor 2020, 07:34 Nga DOSJA
Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer është befasuar vitet e fundit nga kritikat e ashpra të Donald Trumpit ndaj Gjermanisë. Megjithatë, ministrja e CDU-së nuk lejon që të cënohet marrëdhënia transatlantike: SHBA vazhdon të jetë aleatja më e rëndësishme e Gjermanisë, theksoi ajo në një fjalë përshëndetëse para studentëve në Universitetin e Forcave të Armatosura Federale në Hamburg. “Pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të Amerikës, Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbrojnë veten e tyre.” SHBA mbulojnë rreth 75 përqind të të gjitha aftësive ushtarake të NATO-s, të cilat Gjermania nuk mund t’i zëvendësojë, tha ajo.

“Jo të mbrojtur nevojtarë”

Për Kramp-Karrenbauer kjo do të thotë njëkohësisht se Gjermania dhe Evropa nuk duhet të rehatohen nën ombrellën mbrojtëse të SHBA: Evropa duhet të jetë një partnere e fortë në kushte të barabarta për SHBA “dhe jo një e mbrojtur nevojtare”, theksoi ajo. Sidoqoftë, kjo mund të funksionojë vetëm nëse, në të ardhmen, evropianët “bëjnë më shumë nga ato që kanë bërë për ne amerikanët deri tani”.

Pikërisht këtë kishte kërkuar Presidenti i SHBA Donald Trump me vendosmëri: një vend i pasur si Gjermania duhet të investojë më shumë para në forcat e saj të armatosura dhe pajisjet ushtarake. Megjithë rritjen e qëndrueshme në buxhetin gjerman të mbrojtjes, Trumpi iu përmbajt kritikave të tij.

Gjermania është ende larg nga premtimi i qeverisë gjermane për të shpenzuar dy përqind të produktit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen në një periudhë afatmesme. Ndër të tjera, Trump e shfryu zemërimin e tij ndaj qeverisë gjermane duke njoftuar në verë tërheqjen e 12.000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

Refuzim i Francës

Qeveria gjermane pret që Presidenti i ardhshëm i SHBA, Demokrati Joe Biden, të përdorë një ton më pajtues, por jo që të ndryshojë kursin për këtë çështje. Në mënyrë që të merret seriozisht nga SHBA, Evropa duhet të zhvillojë më tej aftësitë e saj ushtarake, kërkoi Kramp-Karrenbauer.

Ndryshe nga Presidenti francez Emmanuel Macron, megjithatë, ajo nuk ëndërron për një Evropë që është sovrane për sa i përket politikës së sigurisë dhe, që në mënyrë ideale, të mbrojë veten me ushtrinë e saj. Macroni së fundmi u ankua në një intervistë se Evropa gjithmonë kishte përcaktuar marrëdhëniet e saj gjeopolitike vetëm përmes NATO-s.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes nënvizoi përkundrazi se ideja e një autonomie strategjike për Evropën shkon shumë larg “nëse ajo ushqen iluzionin se ne mund të garantojmë siguri, stabilitet dhe mirëqënie në Evropë pa NATO-n dhe pa SHBA”. Një forcë e veçantë e armatosur evropiane është “një vizion midis shumë të tjerëve”, tha ajo duke i kundërshtuar ambiciet e Macronit.

Një “marrëveshje e re” me Joe Biden

Si po përgatitet Gjermania për ndryshimin e pushtetit në SHBA për sa i përket politikës së sigurisë? Kramp-Karrenbauer mbështet propozimin për një “marrëveshjeje të re” me Presidentin e ardhshëm të SHBA Joe Biden. Tre parime bazë janë të rëndësishme për të: nga njëra anë, zgjerimi i aftësive mbrojtëse, pavarësisht nga vështirësitë financiare të shkaktuara nga pandemia e Coronas. Përveç kësaj, një mbështetje nga Gjermania për të ndarë armët bërthamore të NATO-s, domethënë, vendosjen e armëve bërthamore të SHBA në territorin gjerman. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, një agjendë e përbashkët për Evropën dhe SHBA ndaj Kinës, e cila vazhdon të zgjerojë sferën e saj të ndikimit me mjete ushtarake.

Armë evropiane për ushtrinë gjermane

Në fjalimin e saj, Kramp-Karrenbaueri specifikoi edhe se cilat sisteme armësh do të dëshironte të prokuronte për Bundeswehr-in: avionin luftarak evropian Eurofighter, helikopterin e transportit NH90 dhe Eurodronin. Eurodroni është një dron luftarak që Gjermania dëshiron të zhvillojë së bashku me partnerët evropianë në vitet e ardhshme.

Ajo refuzoi çdo kërkesë të mëtejshme për blerjen e armatimeve të shtrenjta. Kjo do të ishte në kurriz të operacioneve bazë të Bundeswehrit, i cili ende vuan nga masat shtrënguese të së kaluarës. “Bundeswehri e ka bërë këtë gabim në dekadat e fundit dhe i ka goditur forcat e armatosura deri në palcë. Kjo nuk duhet të përsëritet.”

Marrë ngaDW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial annegret kramp-karrenbauer annegret kramp-karrenbauer

Sondazh

Poll
Editorial 17 Nëntor 2020, 15:31

Armiku i popullit

Më së fundi u zbulua. Falë kontributit të mediave që vigjëlojnë dhe nuk fabrikojnë gënjeshtra por informojnë publikun, u zbulua “Armiku i Popullit”. Nuk flas pë...

Editorial 17 Nëntor 2020, 10:36

Artikulli im pozitiv

Kryeministri ynë ankohet gjithmonë për mediat duke i quajtur kazan, gazetarët kadri etj, etj, vetëm e vetëm sepse shkruajnë negativisht për të dhe për qeverisje...

Editorial 16 Nëntor 2020, 07:13

Ora e ujkut

Ora tre e mëngjesit. Pikërisht për këtë orë, Ingmar Bergman bëri një film. Kjo është ora kur gjithçka duket e zezë, kur duket se ka ardhur fundi, por p...

Editorial 16 Nëntor 2020, 06:36

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.Po ti lexosh, një e nga një, ...

Editorial 14 Nëntor 2020, 17:52

Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një tem...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni