Politike

Krahasimi me Shqipërinë! Presidenti i Venezuelës zhvillon zgjedhje njëpartiake, opozita bojkoton, reagon ashpër SHBA: Votimet janë një farsë!

Në Venzuelë, presidenti Nicolas Maduro pritej të rifitojë kontrollin e Asamblesë Kombëtare teksa opozita e mbështetur nga SHBA u kërkoi votuesve të bojkotojnë zgjedhjet (njësoj si në Shqipëri në 30 qershor 2019).
Featured image of article: Krahasimi me Shqipërinë! Presidenti i Venezuelës zhvillon zgjedhje njëpartiake, opozita bojkoton, reagon ashpër SHBA: Votimet janë një farsë! Pompeo, presidenti Nicolas Maduro

SHBA– Zgjedhjet në Venezuelë kanë bërë bujë të madhe në botën e politikës pasi janë zhvilluar vetëm nga njëra palë.

Në Venzuelë, presidenti Nicolas Maduro pritej të rifitojë kontrollin e Asamblesë Kombëtare teksa opozita e mbështetur nga SHBA u kërkoi votuesve të bojkotojnë zgjedhjet (njësoj si në Shqipëri në 30 qershor 2019). Juan Guaido dhe aleatët e tij refuzuan zgjedhjet, duke thënë se ata nuk besojnë se Maduro mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Këto janë etiketuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo si një farsë.

Mashtrimi elektoral i Venezuelës është kryer tashmë. Rezultatet e shpallura nga regjimi i paligjshëm Maduro nuk do të pasqyrojnë vullnetin e popullit të Venezuelës. Ajo që po ndodh sot është një farsë, jo zgjedhje”, shkruan Pompeo në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi ne Twitter

Mirëpo ky qëndrim i SHBA-ave nuk ishte i tillë kur në vitin 2019, në Shqipëri u futën në zgjedhje vetëm mazhoranca dhe opozita zgjodhi ti bojokonte.

Nuk kishte asnjë mbështetje nga ana e SHBA-ave apo fuqie tjetër si në rastin e Venezuelës.

Ky reagim i SHBA-ave vjen në një moment kur Amerika ndodhet në krizë, pasi presidenti aktual, Donald Trump nuk pranon dot rezultatin që doli në zgjedhjet e pak javëve më parë.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Krahasimi me Shqipërinë! Presidenti i Venezuelës zhvillon zgjedhje njëpartiake, opozita bojkoton, reagon ashpër SHBA: Votimet janë një farsë!

  1. Ogazetari pa emer, po ti krahason nje diktator si maduro me situaten e Shqiperise ku vet opozita nuk donte te merte pjesë.Po kaq lire e paske shit dinjitetin?Apo pagun mire zen berisha?

Shto Koment