Politike

KRAHASIMI 2017-2021! Trendi që u vu re, PS dhe LSI në rënie “gropë” edhe tek bastionet e tyre, PD konstante, rrëmben fitoren në shumë zona

Edhe në ato që mund të cilësohen si bastione të sigurta të PS-së, socialistët kanë shënuar rënie në rezultat, duke i krahasuar shifrat me ato ç'ka fituan në vitin 2017.
Featured image of article: KRAHASIMI 2017-2021! Trendi që u vu re, PS dhe LSI në rënie “gropë” edhe tek bastionet e tyre, PD konstante, rrëmben fitoren në shumë zona Pamje nga qendra e numrimit dhe tabela

TIRANË– Përfundon numërimi i kutive të votimit në disa qytete të vendit. Nga të gjithë kutitë e hapura është vënë re një trend; PS dhe LSI kanë pësuar rënie në elektorat, ndërsa PD ose ka rritje, ose nuk ka humbur asnjë votë nga zgjedhjet e 2017. 

Edhe në ato që mund të cilësohen si bastione të sigurta të PS-së, socialistët kanë shënuar rënie në rezultat, duke i krahasuar shifrat me ato ç’ka fituan në vitin 2017. Po ashtu të njëjtin trend por edhe më drastik ka LSI-ja. Mesa duket dy forcat e majta nuk kanë punuar mjaftueshëm me bazat duke i cilësuar si të sigurta, por rezultatet tregojnë se kanë gabuar. 

KRAHASIMI 2017-2021

Poliçan- Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 3541 vota, për t’u ndjekur nga PD me 978 të tilla dhe LSI me 756 vota. Forcat e tjera politike kanë marrë 7 vota, ndërsa të pavlefshme janë shpallur 13. Krahasuar me vitin 2017, PS dhe LSI kanë pësuar humbje të mëdha. 4 vitë më parë, PS mori 4492 vota, LSI 1404 vota dhe PD me 788 vota.

Përmet– Partia Socialiste ka dalë fituese me 3466 vota, e pasuar nga PD me 1939 vota dhe LSI me 527 vota. Në krahasim me 2017, PS është rreth 400 vota më pak, rënie ka edhe PD nga 2004 vota që mori 4 vitë më parë. Rezultatin më zhgënjyes e ka marrë LSI, e cila 2017 e mbylli me 1433 vota.

Has– Partia Socialiste ka marrë 2671 vota; Partia Demokratike 4776 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 16 vota. 488 fletëvotimi janë shpallur të pavlefshme. Në 2017, PD mori nga Hasi 4.072 vota, PS humb në krahasim me 3.394 votat e 4 viteve më parë; ndërsa LSI shënon humbje drastike nga 453 që kishte marrë në zgjedhjet e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fushë-Arrëz- Partia Demokratike është shpallur fituese me 1590 vota, PS ka marrë vetëm 1335, ndërsa LSI 422. Më shumë ka arritur të figurojë PSD e Tom Doshit 468. NË Fushë Arrëz, PS ka humbur në krahasim me 2.720 votat që mori në 2017. PD del fituese në krahasim me 2017 që siguroi 1.018. Në 2017, LSI ka marrë 432 vota, ndërsa PSD ka supër rritje në krahasim me 199 vota që mori në zgjedhjet e fundit. 

Këlcyrë– PS ka shënuar rënie nga zgjedhjet e 2017. Nga 1.997 vota të marra, është tkurrur në 1750 të tilla, ndërsa PD është rritur. Nga 873 vota, kësaj herë ka marrë 1070 vota, LSI- 509 vota nga 781; ndërsa PSD është rritur duke kapur 38 vota nga 4 që kishte siguruar në të shkuarën.

Himarë– PS ka dalë me 3447 vota,  PD me 1854, ndërsa LSI me 341 vota, ndërsa të pavlefshme kanë rezultuar 124. Edhe një prej “bastioneve” të sigurta, PS ka shënuar rënie nga 1.724 që mori në 2017, ndërsa PD nuk ka humbje të thellë në krahasim me 1.102 vota që mori në zgjedhjet e fundit. LSI ka dalë me fitore, nga 226 vota që mori herën e shkuar. 

Memaliaj– Numri më i madh i votave shkon për Partinë Socialiste që ka siguruar 3271 vota; Partia Demokratike ka marrë 1404 vota; ndërsa LSI e ka mbyllur vetëm me 1000. Edhe në këtë zonë, PS ka shënuar humbje në krahasim me 4.084 votat e 2017, ndërsa PD dhe LSI kanë dalë respektivisht me nga 1.377 dhe 1.234 vota. 

(k.m/dosja.al)

  • 12:48

    KRAHASIMI 2017-2021! PS humb mbështetësit në Memaliaj, 1 mijë persona nuk votojnë partinë rozë

    Procesi i votimit në Bashkinë Memaliaj ka vazhduar i qetë dhe pa probleme. Procesi është mbyllur pa probleme duke nxjerrë fitues në atë zonë partinë socialiste. Mirëpo, ndryshe nga viti 2017, PS ka humbur besimin e një mijë qytetarëve. Në 2017, PS është votuar nga 4,084 persona, ndërsa me 25 prill 2021 nga 3,271.

    REZULTATET 2021:

    PS:- 3271 vota

    PD- 1404 vota

    LSI- 1000 vota

    REZULTATET 2017

    PS: 4.084

    PD: 1.377

    LSI: 1.234

Një Koment në “KRAHASIMI 2017-2021! Trendi që u vu re, PS dhe LSI në rënie “gropë” edhe tek bastionet e tyre, PD konstante, rrëmben fitoren në shumë zona

  1. U bete fare. Ca lloj gazetaria idjote

Shto Koment