Politike

Takimi me Albin Kurtin, Basha: U ndalëm te situata ekonomike dhe shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19, theksova domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kuti. Gjatë takimit, ata folën për pasojat ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19 dhe hedhja e hapave për të frenuar largimin e të rinjve.
Featured image of article: Takimi me Albin Kurtin, Basha: U ndalëm te situata ekonomike dhe shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19, theksova domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial Basha dhe Albin Kurti

KOSOVË – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Basha ka treguar detaje nga takimi.

Basha bën me dije, se bisedoi me Kurtin për tema si situata ekonomike dhe shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19, si dhe për rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve për tu përballur me virusin. Më tej Basha tregon, se është ndalur gjatë takimit, edhe rëndësia e hapave për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Gjithashtu kreu i PD ka rrëfyer, se ka garantuar Kurtin, se PD, do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe integritetit territorial.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndava disa orë të këndshme me Kryetarin e VV Albin Kurti, ku diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme ekonomike, politike dhe rajonale. U ndalëm gjerësisht në bisedën tonë tek situata ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të koordinojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim nisma të përbashkëta, për sa i përket përballjes në aspektin shëndetësor të COVID-19, por edhe për situatën ekonomike, e cila ka sjellë probleme të shumta. Me fokus të veçantë nënvizuam rëndësinë e hapave që duhen ndërmarrë për të ndalur largimin e dhimbshëm të të rinjve, e për t’u krijuar atyre mundësi të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri e Kosovë. Ndamë të njëjtin mendim, se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit mes dy vendeve, projekte dhe nisma konkrete, dhe jo ide që mbeten në letër. E sigurova zotin Kurti, se unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit, do të jemi në krah të Kosovës, dhe maksimalisht të angazhuar për t’i ofruar çdo ndihmë, dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të saj. Theksova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në njohjen respektive, mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë“, shkruan Basha në Facebook. 

Më herët, Basha është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin Hashim Thaçi, ndërsa pritet të takojë edhe personazhe të tjerë të rëndësishëm si kreun e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kreun e AAK, Ramush Haradinaj, ndërsa do të ndalet edhe te selitë e PDK dhe LDK.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment