Politike

KQZ u jep mandatet 3 deputetëve të rinj nga PD e LSI (EMRAT)

KQZ u ka dorëzuar mandatet e deputetit 3 kanddatëve të rinj nga listat e PD dhe LSI-së.
Featured image of article: KQZ u jep mandatet 3 deputetëve të rinj nga PD e LSI (EMRAT) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANË- Komisioni Qendror i zgjedhjeve u ka dorëzuar mandatin e deputetit, 3 kandidatëve të tjerë në radhë, dy perj të cilëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe një nga Partia Demokratike.

Burime i thanë Dosja.al se deputeti më i ri nga lista e PD-së, është Halit Valteri i cili kandidonte në Tiranë.

Nga LSI dy deputetët e ri, të cilëve u është dorëzuar mandati janë Vasil Sterjofski dhe Edmond Stojku.

Ndërsa Kuvendi ka 140 vende, tani janë vetëm 120 prej tyre me deputetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:
Ylli Shehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni
Ediola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:
Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

Kujtojmë se PD dhe LSI i ka përjashtuar ata kandidatë që kanë pranuar të thyejnë vendimin e marrë nga strukturat drejtuese për lënien e mandateve. Opozita dorëzoi mandatet më 18 shkurt, ndërsa shumë kandidatë kanë pranuar që të hyjnë në Kuvend, duke marrë mandatet e lëna nga kolegët e tyre.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment