
TIRANË– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.
KQZ kërkon të dijë se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.
LETRA
Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afatiDREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, TiranëI nderuar Z. DoracajLutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.
(A.B)/Dosja.al