Politike

KQZ jep URDHËRIN e prerë: Votimi mund të nisë edhe pa pajisjet e identifikimit elektronik, nëse nuk mbërrijnë deri në orën 06:45

Në urdhërin e firmosur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shkruhet qartë që nëse deri në orën 06:45 në qendrat e votimi nuk ka mbërritur makineria PIE atëherë votimi nis edhe pa të në orën 07:09 dhe vijon normalisht deri në orën 19:00.
Featured image of article: KQZ jep URDHËRIN e prerë: Votimi mund të nisë edhe pa pajisjet e identifikimit elektronik, nëse nuk mbërrijnë deri në orën 06:45

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë urdhër që të nisë votimi në qendrat e votimit edhe pa pajisjet që shërbejnë për të shmangur manipulimin e procesit zgjedhor përmes votimit të shumëfishtë.

Në urdhërin e firmosur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shkruhet qartë që nëse deri në orën 06:45 në qendrat e votimi nuk ka mbërritur makineria PIE  atëherë votimi nis edhe pa të në orën 07:09 dhe vijon normalisht deri në orën 19:00.

Në këtë rast identifikimi i zgjedhësve bëhet me listat e printuara nga KQZ-ja. Pajisja e re zbulon menjëherë kartat e falsifikuara të identitetit, dhe lexon normalisht të dhënat në pasaportat dhe kartat e identitetit që janë të vlefshme.

Pajisjet moderne u siguruan për të bërë identifikuar votuesin që paraqitet para komisionit zgjedhor dhe për të pamundësuar votimin e tij për herë të dytë në një komision tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse një votues i përket asaj qendrë votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, pajisja jep sinjalet vizuale dhe akustike përkatëse.

Me procesin e identifikimit elektronik, zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike, siç janë shenjat e gishtërinjve. Këto të fundit shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm, por me urdhërin e fundit të KQZ, kjo gjë ende nuk është e sigurtë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “KQZ jep URDHËRIN e prerë: Votimi mund të nisë edhe pa pajisjet e identifikimit elektronik, nëse nuk mbërrijnë deri në orën 06:45

  1. Dmth do votokan emigrantet se patronazhistet i kan gati infot ca karta fallco, e mori prat Ramzoni…

Shto Koment