Politike

35 mln euro zgjedhje/ KQZ shkresë Këshillit të Ministrave: Miratoni fondin e kërkuar, 16.8 mln shkon vetëm kostoja e teknologjisë

Në shkresën e firmosur nga Ilirjan Çelibashi thuhet se për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve nevojitet shumë totale prej 2.112.304.484 lekësh, afro 1.8 milion euro. Në mënyrë emergjente, KQZ kërkon miratimin e këtij fondi.
Featured image of article: 35 mln euro zgjedhje/ KQZ shkresë Këshillit të Ministrave: Miratoni fondin e kërkuar, 16.8 mln shkon vetëm kostoja e teknologjisë Foto ilustruese

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Këshillit të Ministrave, ku i kërkon që të shtojë në buxhet koston që do të ketë identifikimi biometrik i qytetarëve në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm.

Në shkresën e firmosur nga Ilirjan Çelibashi thuhet se për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve nevojitet shumë totale prej 2.112.304.484 lekësh, afro 1.8 milion euro. Në mënyrë emergjente, KQZ kërkon miratimin e këtij fondi.

“Buxheti i miratuar për zgjedhje në shumën 1 miliardë lekë është i domosdoshëm për realizimin e procesit zgjedhor (pagesë komisionerësh, bazë materiale dhe shërbime zgjedhore) dhe nuk mund të angazhohet te ky projekt. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme ”Për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021″, në shumë totale 2.112.304.484 lekë”, thuhet në shkresën që KQZ i ka dërguar Këshillit të Ministrave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, kostoja e teknologjisë në zgjedhje e llogaritur nga vetë KQZ-ja shkon afërsisht 16.8 milion euro. 10 milion euro i janë kërkuar qeverisë dhe për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik. Kostoja e përgjithshme e zgjedhjeve të vitit 2021 shkon afro 35 milion euro, zgjedhjet më të shtrenjta që ka pasur deri më sot Shqipëria.

Në zgjedhjet e tjera kostoja ka arritur deri në 8 milion euro afërsisht. Në vitin 2017, kostoja financiare e zgjedhjeve u llogarit rreth 734 milion lekë.

(a.b;f.m/dosja.al)

Shto Koment