Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede. Mësohet se gjyqtarja doli ka kaluar me sukses të tria kriteret e vlerësimit, atë të pastërtisës së figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale.
Featured image of article: KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede Alkelina Gazidede.

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren, Alkelina Gazidede. Mësohet se trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe  Firdes Shuli nuk kanë gjetur asnjë shkelje në karrierën e gjuqtares. Kështu, Gjyqtarja ka kaluar me sukses të tria kriteret e vlerësimit, atë të pastërtisës së figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Në seancën e fundit dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi edhe konfirmimin në detyrë.

Kush është gjyqtarja Gazidede?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013.  Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh puna dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment