KRYESORET
Aktualitet

KPK: Gjyqtari është përpjekur të krijojë burime të ligjshme për blerje pasurie

5 Janar 2022, 14:41 Nga DOSJA
KPK: Gjyqtari është përpjekur të krijojë burime të

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerëson të rreme pretendimet e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka se, me të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti të vjetër bleu dy apartamente dhe një dyqan me sipërfaqe totale tre herë më të madhe.

Gjyqtari i Lezhës, Jak Ndoka u shkarkua nga detyra më 24 nëntor, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë; se nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e krijimi të tyre; si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia me veprimet e tij në transaksionet e kryera për një apartament.

Vendimi për shkarkimin e Ndokës është marrë nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin, për të cilët përfaqësuesi ligjor i subjektit, avokati Gedeon Dudushi kërkoi përjashtimin pasi rrëzuan kërkesën për riçeljen e hetimit dhe për dy kriteret e tjerë, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Kërkesa e përjashtimit u shqyrtua nga një tjetër trupë gjykuese e Komisionit, që e gjeti të pabazuar.

Jak Ndoka e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995. Prej gati dy dekadash, ai ka punuar kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ndoka nuk u paraqit në seancat e zhvilluara në KPK.

“Përpjekje për të krijuar burime të ligjshme”

Komisioni ngre dyshime se gjyqtari Ndoka ka deformuar të vërtetën për çmimin e shitjes së një apartamenti të vjetër me sipërfaqe 68 m2 në Lezhë duke nënshkruar katër kontrata të ndryshme, me qëllim justifikimin e burimeve financiare për blerjen e disa pasurive të tjera në vijim.

Në deklaratën “veting”, subjekti ka shënuar se apartamentin me sipërfaqe 68 m2 e ka blerë nga Enti Kombëtar i Banesave,EKB në vitin 2001, për shumën 557 mijë lekë.

Në vitin 2007 Ndoka ka deklaruar se e ka shitur këtë banesë për vlerën 5.3 milionë lekë. Nga hetimi janë evidentuar dy aktmarrëveshje për shitjen e apartamentit të nënshkruara nga subjekti, një e datës 19 prill 2007 dhe tjetra e 24 prillit 2007, si dhe një kontratë e shitblerjes së pasurisë, po e datës 24 prill2007 – ku në të tre këto akte, çmimi i shitjes së banesës është përcaktuar 5.3 milionë lekë.

Ndërkohë, ASHK-ja Lezhë ka informuar se egziston dhe një kontratë tjetër shitblerje për këtë apartament me datën 24 prill 2007, sipas së cilës subjekti ia ka shitur këtë apartament shtetasit L. M. kundrejt çmimit prej 3 milionë lekë.

Komisioni konstaton se detyrimet tatimore janë shlyer vetëm për shumën 3 milionë lekë dhe për këtë arsye kjo vlerë është konsideruar në analizë.

“Qëndrimi i subjektit të rivlerësimit, si gjatë deklarimeve të tij ashtu edhe gjatë hetimit administrativ, se vlera e përfituar nga shitja e apartamentit është 5.300.000 lekë, nuk arriti të kapërcejnë natyrën deklarative, pasi nuk mund të zhbëjnë një dokument me vlerë të plotë ligjore, siç është kontrata e shitjes e riregjistruar në ZVRPP-në Lezhë, për tjetërsimin e kësaj pasurie, në rastin konkret”, vlerëson trupi gjykues.

Fakti se subjekti nuk ka revokuar asnjë prej katër kontratave të nënshkruara, si dhe deklarimet e tij në vijim se vlera 5.3 milionë lekë ka shërbyer për blerjen e pasurive të tjera, kanë ngritur dyshime tek Komisioni se kanë pasur si qëllim justifikimin e burimeve.

“Këto veprime fiktive të subjektit të çojnë në konkluzionin se është përpjekur të krijojë burime të ligjshme të krijimit të pasurive që do të krijonte në vitet në vijim”, citohet në vendimin e arsyetuar.

Po ashtu janë rrëzuar pretendimet e Ndokës se kontrata e depozituar në hipotekë është e falsifikuar dhe e bërë nga blerësi, për t’i shpëtuar detyrimeve tatimore. Komisioni vëren se sipas legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, është shitësi ai që paguan detyrimet, para se pasuria të regjistrohet në emrin e blerësit.  “Po ashtu edhe mandatarkëtimi nr. ***, datë 27.4.2007, është në emër të shitësit dhe provon se shitësi ka paguar detyrimin tatimor bazuar në çmimin e shitjes prej 3.000.000 lekësh”, thekson trupi gjykues.

Në përfundim, Komisioni konstaton se lidhja dhe nënshkrimi i disa kontratave për të njëjtën pasuri, me ndikim edhe në burimet financiare për pasuritë e krijuara më vonë, cënojnë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka pasur burime të ligjshme financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 108 m2 + njësi shërbimi me sipërfaqe 20 m2 në nëntor të vitit 2007 në Lezhë, përkatësisht në vlerat 3.2 milionë lekë dhe 600 mijë lekë, pasi vlera e konsideruar si e përfituar nga shitja e apartamentit të mëparshëm 3 milionë lekë është vlerësuar e pamjaftueshme.

Situatë e ngjashme ka rezultuar dhe për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 78.4 m2 në Shëngjin të Lezhës në vitin 2010 për çmimin 2.6 milionë lekë. Edhe në këtë rast si burim krijimi kryesor të kësaj pasurie, Ndoka ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit 68 m2 në vitin 2007, si dhe kursime nga të ardhurat.

Komisioni ka vlerësuar të mos e konsiderojë vlerën 2.3 milionë për të cilën Ndoka ka preteduar se përfaqëson këstin e dytë të shitjes së apartamentit në 2007-ën. “[…]Vlera e shitjes së apartamentit në lagjen “***” u provua me dokumentacion se është 3.000.000 lekë”, vëren KPK dhe i konsideron deklarative pretendimet e subjektit.

Sipas KPK, Ndoka nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm as burimin e ligjshëm të të ardhurave të pretenduara, si dhe nuk ka provuar përdorimin e kursimeve cash si burim për pagesën për apartamentin në Shëngjin.

“[…]Shiti një apartament të vjetër, përfituar me privatizim, me sip. 68 m2 në lagjen “***”, në Lezhë, deklaruar me çmim 5.300.000 lekë dhe bleu apartament banimi me sip. 108 m2 dhe njësi tregtimi me sip. 20 m2 në lagjen “***”, Lezhë, me çmimin 3.800.000 lekë, dhe apartamentin me sip. 87.4 m2, në Shëngjin, Lezhë, në vlerën 2.600.000 lekë, duke kryer transaksione të paqarta dhe të pambështetura në logjikë ekonomike”, konstaton Komisioni në lidhje me transaksionet e Ndokës me pasuritë në Lezhë dhe konkludon se ai është përpjekur të krijojë burime të ligjshme për blerje pasurie.

Dyshime për fshehje

Komisioni ngre dyshime se subjekti i rivlerësimit ka fshehur një pjesë të një apartamenti me sipërfaqe 103 m2 në Tiranë. Në deklaratën “veting” Ndoka ka shënuar se ky apartament është porositur në vitin 2012 kundrejt shumës 60 mijë euro dhe si burim krijimi ka deklaruar kursimet cash të periudhës 2009-2011 dhe një pjesë të vitit 2012, ndërsa pjesa tjetër në vlerën 45 mijë euro e paguar nga bashkëpronari A. N., me kursime cash gjatë punës në shtetin grek, që prej vitit 1992.

Ndoka ka deklaruar përdorimin e këtij apartamenti nga viti 2012 e në vijim dhe shpenzime mobilimi. Kontrata e furnizimit me ujë është në emër të tij, ndërsa nuk është provuar që vëllai që është njëkohësisht dhe bashkëpronar të ketë jetuar në këtë banesë, pasi prej vitesh e ka ndërtuar jetën e tij në Greqi

Po ashtu, janë gjetur mospërputhje të pretendimeve të Ndokës lidhur me këtë pasuri. Konkretisht, nuk është vërtetuar deklarimi i subjektit se ai disponon 25% të kësaj pasurie pasi nuk është pasqyruar në kontratë, si dhe ka rezultuar i pavërtetë pretendimi së vëllai nuk disponon asnjë pasuri tjetër, pasi ai ka blerë një apartament tjetër në Shëngjin.

“[…]Për më tepër duket e paqartë mundësia financiare e vëllait të subjektit, shtetasit A. P. N., për krijimin e pasurive”, konstaton KPK dhe vlerëson se prej fakteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, nuk krijohet bindja se vëllai është bashkëpronar de facto i një pjese të këtij apartamenti.

Ndoka ka rezultuar në pamundësi financiare dhe për blerjen e në automjeti tip “Daimler Chrysler” në vitin 2014 për çmimin 500 mijë lekë. Ndërkohë, nuk ka deklaruar përdorimin e një automjeti të vajzës dhe të vëllait të tij, si dhe pjesën takuese të tokës të përfituar si anëtar i familjes bujqësore dhe prej trashëgimisë.

Marrë nga Reporter.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht