Aktualitet

‘Fali zot se s’dinë ç’bëjnë’, gjyqtari Fuat Vjerdha mesazh të fortë: Jam kryenaltë, jo kriminel… (REAGIMI)

Për vendimin e KPK-së, Fuat Vjerdha është shprehur se ndihet kryenaltë dhe se gjithçka është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave. Ai thekson se është kryenaltë dhe jo kriminel.
Featured image of article: ‘Fali zot se s’dinë ç’bëjnë’, gjyqtari Fuat Vjerdha mesazh të fortë: Jam kryenaltë, jo kriminel… (REAGIMI)

Tiranë- Dy ditë më parë KPK shkarkoi nga detyra, kreu e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdhën. Për këtë vendim të KPK-së ka reaguar edhe vetë gjyqtari Vjerdha i cili shprehet ndër të tjera se është kryelartë dhe se asnjëherë nuk ka qenë i korruptuar.

Ai thekson se gjithçka që ndodhi është një luftë klasash si në kohën e monizmit dhe se nuk duhet të ndjejnë keqardhje për të por për trupën gjykuese e cila mori këtë vendim ndaj tij.

“Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar.”, shprehet ai. 

Reagimi: 
Të dashur miq!
Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite. Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.
Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.
E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.
Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.
Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.
Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Vendimi për Vjerdhën u morr nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier. KPK theksoi se gjyqtari Vjerdha kishte probleme me profesionalizimin në punë dhe kjo ishte arsyeja që u shkarkua nga detyra.  Theksojmë Vjerdha ka qenë një nga gjyqtarët i cili votoi kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Një Koment në “‘Fali zot se s’dinë ç’bëjnë’, gjyqtari Fuat Vjerdha mesazh të fortë: Jam kryenaltë, jo kriminel… (REAGIMI)

  1. rrofte shoku Fuat Vjerdha.Qafsha nanen une ndjhem krenar per ty kokrra e hajdutit

Shto Koment