
TIRANË– Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për gjyqtarin Alaudin Malaj, duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për të paktën 15 vite.
Vendimi përfundimtar për gjyqtarin u mor ditën e sotme nga mbledhja e KPA-së.
Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në verën e vitit të kaluar. Më 15 shtator, kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga KPK, e cila vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e e subjektit për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.
Para se të dorëhiqej, Malaj mbante pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.
(kle.mu./dosja.al)