Diaspora

Nuk është SHBA-ja! Costa-Rica është shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës

Vendi i parë është Republika e Costa Rica-s, njohja nga ky shtet ka ardhur në ditën që u shpall pavarësia.
Featured image of article: Nuk është SHBA-ja! Costa-Rica është shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës Foto ilustruese

KOSOVË– Kosova feston ditën e sotme pavarësinë. Në 2008 nuk ishte SHBA-ja ajo që njohu pavarësinë e Kosovës e para por një tjetër shtet. Vendi i parë është Republika e Costa-Rica-s.

Njohja nga ky shtet ka ardhur në ditën që u shpall pavarësia. Ndërsa, një ditë më vonë, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli. Bazuar në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, deri më tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor:Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë! NewBorn ndryshon pamje, ngrihet flamuri shtetëror. Rama uron me foton e Dua Lipës, aktivitetet e parashikuara gjatë ditës (AXHENDA)

(k.a/dosja.al)

Shto Koment