Rajoni

Themelohet parti e re në Kosovë/ Deputetja Duda Balje krijon SDU-në pas largimit nga VAKAT-i

Deputetja Duda Balje themelon SDU-në, partinë më të re në Kosovë.
Featured image of article: Themelohet parti e re në Kosovë/ Deputetja Duda Balje krijon SDU-në pas largimit nga VAKAT-i

Kosovë- Deputetja e Kosovës, Duda Balje ka formuar partinë e saj të re me emrin Unioni Social Demokratik (SDU).  Këtë lajm ajo e ka dhënë në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar se tashmë ka filluar punën subjekti më i ri i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Unioni ynë i ri Social Demokratik është një parti e atyre që ndajnë të njëjtat ide, të atyre që do të punojnë për të bërë ndryshimet që duhen ndryshime, jo të atyre që thjesht flasin për to. SDU është një palë e atyre që jetojnë nga puna, dija, angazhimi dhe jo nga ata që jetojnë nga shfrytëzimi i padrejtë i punës, njohurive dhe angazhimit të të tjerëve”, njoftoi Balje.

Ajo shton më tej se SDU është një parti që i përfshin të gjithë kategoritë e njerëzve.

“SDU do të mbrojë drejtësinë sociale dhe një shoqëri më humane me mundësi të barabarta për të gjithë, me përfshirjen e njerëzve të arsyeshëm, të ndershëm dhe punëtorë. Ne do ta përqendrojmë energjinë tonë në përkujdesjen ndaj të papunëve, rritjen e përfshirjes së të rinjve në sektorin publik, për një status më të dinjitetshëm të klasës së mesme, një status më të barabartë për gratë dhe pjesëmarrjen e grupeve të margjinalizuara dhe të prekshme në procesin e vendimmarrjes”, vijoi ajo.

Duda Balje kishte ndarë rrugët me VAKAT-in pas zgjedhjeve të parakohshme. Ajo është deputetja me orgjinë boshnjake, që gjithmonë në Kuvendin e Kosovës, ka rënë në sy edhe për format trupore.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment