Rajoni

S’ka marrëveshje? Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë: Duhet të kthehemi te qytetarët (VD)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka paralajmëruar sot se mund të ketë zgjedhje të reja.
Featured image of article: S’ka marrëveshje? Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë: Duhet të kthehemi te qytetarët (VD) Albin Kurti dhe Isa Mustafa

KOSOVË-Vazhdojnë mosmarrëveshjet  mes LDK-së dhe VV-së për formimin e qeverisë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka paralajmëruar sot se mund të ketë zgjedhje të reja.

“Nëse për arsyeje që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi te qytetarët”, tha ajo, duke rikujtuar se kanë dal të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Dje përmes një letre VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces. Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re./21Media

Marrë nga RTV21

(k.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment