Bota

Kosovë-Serbi, flet i dërguari i BE: Këmbimi i parë që na ka lejuar të definojmë hapat e ardhshëm të diskutimeve tona

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është shprehur se është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik.
Featured image of article: Kosovë-Serbi, flet i dërguari i BE: Këmbimi i parë që na ka lejuar të definojmë hapat e ardhshëm të diskutimeve tona Mirosllav Lajçak

EUROPE– Mirosllav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është shprehur se është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur mes dy vendeve.

“Është e rëndësishme që të dy liderët këtë mëngjes, teksa kanë ardhur nga takimet e Shtëpisë së Bardhë, kanë konfirmuar se janë të lidhur me prioritetet e integrimit në Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e punës për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Lajçak pas takimit.

Ai shton më tej se në takim është diskutuar edhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, çështjet e komuniteteve joshumicë, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore për dy vendet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky ka qenë këmbimi i parë që na ka lejuar neve të definojmë hapat e ardhshëm të diskutimeve tona. Takimi ynë i radhës do t’iu dedikohet këtyre temave”, ka deklaruar ai.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment