LIVE UPDATES
Bota

Kosovë, rritet numri i strehim-kërkuesve nga vendet e Lindjes së Mesme

21 Dhjetor 2019, 07:52 Nga DOSJA
Kosovë, rritet numri i strehim-kërkuesve nga vendet e Lindjes së

KOSOVË- Në qendrën për azil të qeverisë së Kosovës aktualisht po qëndrojnë rreth 85 azilkërkues që vijnë kryesisht nga Siria dhe Iraku. Sipas autoriteteve gjatë këtij viti numri i azilkërkuesve nga këto vende është shtuar shumë.

“Krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje trefish më shumë. Në vitin e kaluar kemi pasur gjithsej 594 kërkesa për azil ose parashtrues të kërkesës për azil ndërsa sivjet deri më tani kemi 1934 parashtrues të kërkesës për azil”, tha Fitim Zariqi që udhëheq qendrën për strehim në komunën e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës.

Por, shumica nga strehimkërkuesit tashmë kanë lëshuar Kosovën. Strehimkërkuesit nga Lindja e mesme po e shfrytëzojnë rrugën nëpërmjet Kosovës që të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Zoti Zariqi thotë se shumica prej tyre vijnë nga Siria, Iraku, Algjeria, Palestina, Maroko dhe shumë shtete tjera të lindjes. Ai tregon rrugën që ndjekin këta emigrantë deri në Kosovë.

“Diku nga 80 deri 90 për qind hyjnë nga territori i Shqipërisë, pra Turqi, Greqi, Shqipëri dhe në Kosovë. Ka që lëvizin edhe nga Greqi-Maqedoni-Kosovë, kemi edhe nga Serbia që hyjnë në Kosovë por edhe nga Mali i Zi por kemi edhe në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Nëse flasim për gjininë, mbi 80 për qind janë meshkuj, rreth 80 për qind janë të moshës rreth 30 vjeçare, mbi 97 për qind nëse flasim nga spekti fetar, janë të besimit islam. Nëse themi nga aspekti i hyrjes legal ose illegal janë mbi 95 për qind që kanë hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe nëse flasim për ditët e qëndrimit në Kosovë sillet rreth 12 ditë”, tha zoti Zariqi.

Njëri nga emigrantët në këtë qendër është edhe 30 vjeçari Isam Nori Abohalab, që vjen qyteti Deir ez-Zur, në Siri. Ai thotë se në Kosovë ka ardhur së bashku me vëllanë e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhet në Turqi.

“Ne kemi qenë në luftë për kohë të gjatë kundër ISIS, kanë qenë koha shumë të rënda dhe e vështirë për të gjithë ne. Falënderoj të gjithë njerëzit këtu që na kanë ndihmuar për të jetuar në Kosovë”, tha ai.

“Unë erdha në Kosovë për të gjetur një vend për t’u ndjerë i sigurt. Së pari kam shkuar në Greqi, por atje nuk gjeta asgjë dhe pastaj vendosa të vijë në Kosovë pasi që është vend shumë i mirë nëse e krahasojmë me vende tjera”, tha Isam Nori Abohalab.

Ai thotë se në Greqi ka qëndruar tetë muaj, prej nga pastaj ka shkuar në Shqipëri, ku ka qëndruar rreth një muaj. Isam Nori Abohalab thotë se në Kosovë ka ardhur para gjashtë muajsh.

“Tani për tani kam vendosur të rri këtu dhe të filloj një jetë të re. Kam bërë shumë shokë në Kosovë, jam duke e mësuar gjuhën dhe pastaj të gjejë një vend pune, por të gjitha këto pasi të përfundoj procedurat këtu në qendrën e strehimit”, tha ai.

Rritja e numrit të strehimkërkuesve nga vendet e Lindjes së Mesme që kalojnë nëpërmjet Kosovës, sipas ekspertëve, është pasojë e forcimit të kontrolleve në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Skender Përteshi nga Qendra e Kosovës për studime të sigurisë thotë se vendi aktualisht nuk rrezikohet nga emigrantët.

“Rritja e numrit që vijnë nga Lindja e mesme nuk përbën rrezik direkt për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe kjo është më shumë rrezik për vet ata individ të cilët kalojnë rreziqe të mëdha për të kaluar kufijtë ilegalisht nëpërmjet organizatave apo individë që janë pjesë e grupeve të organizuara që bëjnë transportimin e tyre nëpër Serbi dhe vende tjera”, tha zoti Përteshi.

Ai thotë se megjithatë autoritetet duhet të shtojnë kujdesin për të parandaluar ndonjë valë të madhe të emigrantëve.

“Qendrat e zbatimit të ligjit, ministria e brendshme dhe institucionet tjera relevante duhet të rrisin vigjilencën në këtë drejtim sepse madje Kosova nuk ka edhe shumë kapacitete qoftë në qendra të azilit ose qendra tjera që mundet me përballu një fluks më të madh të njerëzve që mund të kërkojnë azil ose të përdorin Kosovën si vend transit mirëpo këta individë ose si pjesë e këtyre grupeve mund të vijnë edhe individ tjerë që ndoshta mund të kenë qëllime të ndryshme jo ndaj shtetit të Kosovës direkt por ndaj vendeve të Bashkimit Evropian”, tha zoti Përteshi.

Fitim Zariqi nga qendra për strehim thotë se shumica e emigrantëve tashmë e kanë lëshuar territorin e Kosovës duke shkuar nëpër vende tjera. Ai shpjegon procedurat e pranimit të tyre.

“Sipas procedurës ligjore, në rastin e kërkimit të azilit në kufi në një stacion policor ose në qendrën për azil ata pastaj akomodohen në këtë objekt ose objekte tjera të ministrisë së Punëve të Brendshme, pajisen me një çertifikatë për azil brenda tri ditëve, brenda shtatë ditësh pajisen me letërnjoftim për azil, pastaj janë të lirë të lëvizin të lirë në gjithë territorin e Kosovës në rast se nuk ju ka ndalu për çështje të caktuara ose me kërkesë të gjykatësit, prokurorit ose organeve të rendit. Ata janë të lirë të lëvizin nga ora 7 deri në ora 22. Në ora 22 duhet të kthehen në qendër, në rast se nuk kthehen atëherë qendra për azil njofton policinë kufitare, policinë e migrimit që personi nuk është kthyer në qendrën për azil dhe nuk dihet vendodhja e tij”, tha zoti Zariqi.

Isam Nori Abohalab thotë se në Kosovë njerëzit e kanë mirëpritur dhe se ndjehet sikur në shtëpi. Ai shpreson që të mos vijnë shumë emigrant në Kosovë në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja.

“Janë pak refugjatë këtu dhe është mirë, nëse vijnë me mijëra sikurse në Greqi ndoshta situata do të përkeqësohej edhe këtu dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ka zgjidhje për një gjë të tillë. Tani për tani, Kosova po e menaxhon mirë situatën”, tha ai.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni azil kerkuesit ne kosove eimigrantet nga lindja e mesme lufta ne siri azil kerkuesit ne kosove eimigrantet nga lindja e mesme lufta ne siri

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni