Rajoni

Kosovë/ Milaim Zeka nominohet zyrtarisht për kryeministër

Ditën e djeshme në Prishtinë Milaim Zeka është nominuar si kandidat për kryeministër, i cili do të garojë kundër Partisë Republikane të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Featured image of article: Kosovë/ Milaim Zeka nominohet zyrtarisht për kryeministër Milaim Zeka

PRISHTINË- Ndërkohë që në Kosovë situata politike është teje delikate dhe e tensionuar, është bërë me dije lajmi se  Milaim Zeka, Kreu i Partisë Euroantlantike i Kosovës është nominuar ditën e djeshme si kandidat për kryeministër.

Ndërkohë Zeka është shprehur se partia e tij synon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë 14 deputetë.

“Fitorja jonë është në mënyrë absolute e garantuar, pasi pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës është e pakënaqur”, tha ai.

Më 6  tetor do të mbahen zgjedhjet në Kosovë ku do garojnë dy partitë kryesore, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës.

Kujtojmë që Zeka është arrestuar disa muaj më parë, nën akuzën se kishte kërcënuar prokurorin special, Afrim Shefkiun.

A.C/Dosja.al

Shto Koment