DiasporaRajoni

Kosovë/ Kapen 375 mijë euro të falsifikuara të ardhura nga Turqia, arrestohen 6 persona

Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara.
Featured image of article: Kosovë/ Kapen 375 mijë euro të falsifikuara të ardhura nga Turqia, arrestohen 6 persona Foto Ilustruese

KOSOVË– Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka marrë informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë.

Sipas Telegrafit, në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara.

DHKEK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje nga sekuestrimi

“Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë. Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 telefona celular të personave të dyshuar”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 pesë persona të dyshuar janë dërguar në paraburgim, kurse një është liruar në procedurë të rregullt.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment