BotaRajoni

Kosovë-Izrael/ Kongresmeni amerikan uron dy vendet për lidhjen e diplomacisë: Kjo është një ditë e madhe

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka shkruar se dita e djeshme është një ditë e madhe për të dy vendet.
Featured image of article: Kosovë-Izrael/ Kongresmeni amerikan uron dy vendet për lidhjen e diplomacisë: Kjo është një ditë e madhe Eliot Engel

SHBA- Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka uruar Kosovën dhe Izraelin për lidhjen e diplomacisë së dy vendeve. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka shkruar se dita e djeshme është një ditë e madhe për të dy vendet.

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel.

Izraeli dhe Kosova zyrtarisht ditën e djeshme kanë njohur njëra-tjetrën si shtete si rezultat i  marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA. Dy shtetet kanë formalizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila u bë përmes një ceremonie online. Kjo shënoi një etapë të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, pasi Izraeli e njohu atë zyrtarisht.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment