Sport

Kosovë, “in extremis” Devolli i shkakton humbjen e parë Duros…

Prishtina nuk ia doli të shkonte më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Dritës, e cila nuk përfitoi t’i afrohej Ballkanit
Featured image of article: Kosovë, “in extremis” Devolli i shkakton humbjen e parë Duros…
Përditësuar:

KOSOVE – Sot janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 12-të të IPKO Superliga e Kosovës. Ka befasuar fitorja “in extremis” e Drenicës përballë Feronikelit, edhe për faktin se ky takim ishte një përballje mes dy trajnerëve, Bledar Devollit dhe Klodian Duros, teksa ky i fundit pësoi edhe humbjen e pare që kur ka marrë drejtimin e Niklit.

Në sfidën tjetër, Prishtina nuk ia doli të shkonte më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Dritës, e cila nuk përfitoi t’i afrohej Ballkanit. Ndërkaq, Llapi mposhti me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën mitrovicare të Trepçe ‘89.

Ja dhe përfundimet teknike të tri ndeshjeve të zhvilluara:

Drenica-Feronikeli 1-0 (Argjend Mala 90’(a)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drita-Prishtina 0-0

Llapi-Trepça ‘89 5-0 (Edon Sadriu 19’, 44’, Muhamed Hyseni 43’, Elvis Prençi 64’, Adonis Aliu 88’)

Nesër, në kuadër po të javës së 12-të të Ipko Superligës së Kosovës do të zhvillohet edhe ndeshja midis dy deutueseve: Arbëria – Besa.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment