Rajoni

Kosovë/ Katër ditë pas kthimit në krye të ATK-së, Hoti shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn,

Sipas mediave të Kosovës, pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim do të hyjë në fuqi sot dhe duhet të zbatohet nga  Ministria e Financave dhe ATK-ja.
Featured image of article: Kosovë/ Katër ditë pas kthimit në krye të ATK-së, Hoti shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, Ilir Murteza

KOSOVË-Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt dhe riemërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës(ARK)

Sipas mediave të Kosovës, pasi të përfundojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim do të hyjë në fuqi sot dhe duhet të zbatohet nga Ministria e Financave dhe ATK-ja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj më parë. Para katër ditësh me vendim të Inspektoratit të Punës, Murtezaj ishte rikthyer sërish në krye të ATK-së, pas shkarkimit që iu bë nga Avdullah Hoti më 16 tetor të vitit të kaluar.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment