Rajoni

Kosovë/ Hashim Thaçi datën e konstituimit të Kuvendit

Hashim Thaçi ka shtyrë datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Featured image of article: Kosovë/ Hashim Thaçi datën e konstituimit të Kuvendit Hashim Thaçi

KOSOVË- Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendimin që të ndryshojë datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zyra e Presidentit ka bërë me dije se ky vendim është marrë pas kërkesës së shumicës së partive politike

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, shkruhet në komunikatë.

(A.C, A.M/ Dosja.al)

Shto Koment