Rajoni

Kosovë/ Tre persona dyshohet se janë me koronavirus, jetonin në Itali

Tre persona dyshohet se janë me koronavirus në Kosovë.
Featured image of article: Kosovë/ Tre persona dyshohet se janë me koronavirus, jetonin në Itali Foto ilustruese

KOSOVË- Tre persona në Kosovë dyshohen se janë me koronavirus. Mediet vendase raportojnë se tre personat janë të shtruar në klinikën Infektive të QKUK-së.Mes tyre është një person me origjinë nga Kina, i cili  dyshohet se është prekur nga koronavirusi Covid-19.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet nga QKUK-ja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al

Shto Koment