Rajoni

HISTORIA E KOSOVËS! Shënohen 23 vite nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Pikërisht  si sot më 22 janar 1998 në orët e para të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, forcat të policisë serbe u drejtuan drejt Kullës së Jasharëve, për ti sulmuar ata.
Featured image of article: HISTORIA E KOSOVËS! Shënohen 23 vite nga sulmi i dytë në familjen Jashari foto ilustruese

KOSOVË-  Sot bëhen plot 23 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari. Si sot më 22 janar 1998 në orët e para të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të familjes Jashari, forcat të policisë serbe u drejtuan drejt Kullës së Jasharëve, për ti sulmuar ata.

Një natë më parë Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por  me forcat serbe u përballën  Hamzai dhe Shabani, bashkë me gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari ndodhi më pas në 5 mars të vitit 1998 ku pas një lufte që zgjati për tre ditë me radhë, ranë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe vetë komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me këtë rast Kosova info njofton se Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari.

(d.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment