Rajoni

Kosovari u mbyt nga gazi në vendin e punës, vëllai rrëfen ngjarjen: Priste të bëhej baba për herë të dytë

Avdylaj prej vitesh jetonte dhe punonte në Zvicër, atje ku ka edhe familjen, gruan dhe djalin 3 vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.
Featured image of article: Kosovari u mbyt nga gazi në vendin e punës, vëllai rrëfen ngjarjen: Priste të bëhej baba për herë të dytë Vesel Avdulaj

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Zvicër, ku Vesel Avdylaj nga Klina ka humbur jetën si pasojë e mbytjes nga gazi. Avdylaj prej vitesh jetonte dhe punonte në Zvicër, atje ku ka edhe familjen, gruan dhe djalin 3 vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.

Sipas gazetaexpress, për ngjarjen tragjike ka folur i vëllai i tij Avdyl Avdylaj i cili ka rrëfyer momentin e vdekje së tij.

Ai ka qenë duke punuar në një firmë që prodhone vaj për vetura, ka hyrë për të pastruar diçka dhe gazi e ka mbytur. Vëllai është në 32 vjeç, në janar mbushte 33. Ka shkuar në Zvicër që prej vitit 2002, ishte i martuar dhe ka një djalë 3-vjeç, ndërsa gruaja është sërish shtatzënë,”-ka rrëfyer ai.

Ndërkohë që ka treguar se lajmin e ka marrë nga vëllai tjetër që po ashtu që jeton në Zvicër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më ka thirr vëllau, atë e ka thirr gruaja e tij, tha më ka njoftuar policia për rastin. Nuk ka asnjë lloj dëmtimi vetëm nga gazi është mbytur,”- ka rrëfyer ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Zvicër, ku shqiptari me origjinë nga Klina ka humbur jetën si pasojë e gazit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment