Rajoni

Kosovarët e larguar që i’u bashkuan ISIS-it në Siri, kthehen në vendin e tyre

Shumë vende, kanë refuzuar ti marrin mbrapsht emigrantët e tyre të cilët ndodhen në kamp, duke thënë se përderisa e bënë atë zgjedhje, le ta mbajnë tashmë.
Featured image of article: Kosovarët e larguar që i’u bashkuan ISIS-it në Siri, kthehen në vendin e tyre
Përditësuar:

SIRI – Me qindra emigrantë të cilët lanë shtëpitë e tyre për t’ju bashkuar forcave terroriste të ISIS, janë mbajtur si pengje në kampet kurde në Siri.

Forcat kurde së bashku me forcat amerikane, ndalojnë dhe mbajnë në kampe të izoluara riedukumi, çdo njeri i cili udhëton drejt sirisë me qëllimin për t’ju bashkuar forcave islamike të ISIS.

Shumë vende, kanë refuzuar ti marrin mbrapsht emigrantët e tyre të cilët ndodhen në kamp, duke thënë se përderisa e bënë atë zgjedhje, le ta mbajnë tashmë.

Por rasti i Kosovës nuk është i tillë, Kosova ka kërkuar që të tërë emigrantët kosovarë të ndodhur në kamp, të rikthehen në vendin e tyre.

Kjo ka bërë që rreth 110 kosovarë, të burgosur në kamp, të rikthehen brenda natës në Kosovë.

Ata do të qëndrojnë në Kosovë, nën urdhërin e arrestit të shtëpisë, si dhe do të jenë 24 orë të vëzhguar nga forcat e policisë,  të cilët i druhen ndonjë akti terrorist prej tyre, apo rikthimit të tyre në Siri.

Të rikthyerit thonë se kanë vuajtur shumë në kampet kurde, pasi nuk kishte ushqim, ujë dhe higjena ishte tej mase e pakët.

Më shumë se 95 përqind e kosovarëve i përkasin besimit fetar mysliman. Tradicionalisht ata ndjekin një fe islame liberale, por pas luftës në Kosovë të vitit 1999, influenca e konservativëve u rrit ndjeshëm.

Fatos Makolli, kryetari i forcave anti-terroriste, u shpreh se fajtori për këtë influence është Arabia Saudite dhe Irani.

Makolli shton se këto vende kanë pasur një qëllim të hershëm për të rizgjuar fenë konservative Islame në Kosovë, e cila do t’u rimësohej kosovarëve nga imamët arabë.

Burimi:DW.com

E.C/Dosja.al

Shto Koment