Rajoni

Kosova shkon zgjedhje të parakohshme, deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit

Për shpërndarje kanë votuar  89 pro, ndërsa 1 ka votuar kundër dhe 2 absenim nga 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Featured image of article: Kosova shkon zgjedhje të parakohshme, deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Deputetët e Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për shpërndarje kanë votuar  89 pro, ndërsa 1 ka votuar kundër dhe 2 absenim nga 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

Por pse ka ardhur Kosova në këtë pikë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishte dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinajt në fund të muajit korrik që solli këtë krizë politike. Ai u tërhoq nga posti që mbante pasi u thirrë për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës. Në daljet e tij për mediat dhe në deklaratat publike, Haradinaj u shpreh se donte të shkonte në Hagë si qytetar i lirë i Kosovës dhe jo si kyreministër i saj.

Pas lënies së postit nga kreu i AAK, partitë e tjera të koalicionit, por dhe ato opozitare ishin të një mendimi se nuk duhet të zgjidhej një kryeministër i ri nga fituesit, por vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që sot do të tentohet shpërndarja e Kuvendit, palët kanë nisur firmosjen e koalicioneve dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment