PolitikeRajoni

Kosova ‘rrëmben’ Ditmir Bushatin? Albin Kurti i propozon postin e ministrit të Jashtëm

Nga mediet kosovare raportohet se Albin Kurti i ka propozuar Ditmir Bushatit për postin e ministrit të Jashtëm.
Featured image of article: Kosova ‘rrëmben’ Ditmir Bushatin? Albin Kurti i propozon postin e ministrit të Jashtëm Albin Kurti dhe Ditmir Bushati

Kosovë- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mund të marrë një post shumë të rëndësishëm në qeverinë e re të Kosovës. Deri më tani përflitet se  përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme  mes LDK-së dhe Vetëvendosje,  po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës  dhe po përmendet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë së Kosovës.  Gazeta Ekspres shkruan se koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë.

Kohët e fundit në vendin tonë ka pasur një përplasje mes Edi Rama dhe Ditmir Bushatit. PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Nuk kanë munguar kritikat e Bushatit ndaj qeverisë Rama. Pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm, vendin e tij në këtë post e zuri Gent Cakaj, një i ri nga Kosova.

J.V/Dosja.al

3 Komente në “Kosova ‘rrëmben’ Ditmir Bushatin? Albin Kurti i propozon postin e ministrit të Jashtëm

  1. Z.Bushati një nga intelektualët më të mir që ka pasur ky shtet që nga v. 90 e deri më sot. Prandaj është mendim i shkëlqyer për vendosjen e tij në postin e Ministrit të jashtëm për Kosovën.

  2. Nje gjetje e qelluar.Ditmir Bushati eshte intelektuali dhe diplomati me i pregatitur per politiken e jashtme dhe nje person qe do ndikoje ne realizimin e ribashkimit kombtar.

  3. Perveq emrave te lartepermendur ne kombin shqiptar ka edhe shume te tjere tehnokrat te dijshem qe munde te udheheqin shume dikaster te ministrive te kosoves ashtu edhe ne shqiperi , boll ma me ministra te tetevjeqarve qe skan pas dinjitet , moral e posaqerishte kombtarizem ne gjakun e tyre , ka ardhe te bejne ndryshim rrenjesor .Sukssese

Shto Koment