Sport

Kosova pret sot Slloveninë për të bërë kthesën

Sot në orën 20:45 Dardanët do të përpiqen të harrojë humbjen me Maqedoninë e Veriut, me përballjen ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokri”
Featured image of article: Kosova pret sot Slloveninë për të bërë kthesën
Përditësuar:

KOSOVE – Mbrëmjen e sotme zbret në fushën e lojës edhe përfaqësuesja e futbollit të Kosovës e cila në stadiumin “Fadil Vokri” do të luaj përball Sllovenisë në një ndeshje të vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën e Dardanëve pasi nga dy ndeshje e luajtura deri më tani, kanë vetëm një pikë nga barazimi me Moldavinë dhe u undën 2-1 nga Greqia. Gjithashtu skuadra e drejtuar nga Shalond është në gjendje psikologjike jo të mirë, kjo e shkaktuar edhe nga humbja dhe loja apsak e mirë ndaj Maqedonisë së Veriut javën e shkuar. Ndërkohë kombëtarja e Sllovenisë qëndron në një pozitë të favorshme pasi ndan kreun e grupit me Greqinë me nga 4 pikë. Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Kosovës pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” pasditen e së shtunës, kanë kryer testet e Covid-19 ku asnjë test nuk ka rezultuar pozitivë dhe të gjithë do të jenë të gatshëm sot ndaj Sllovenisë. Tekniku i Kosovës, Shalond ka deklaruar se do jetë një përballje shumë e vështirë pasi lojtarët janë të lodhur nga ndeshja e fundit, por pret që të japin më të mirën drejt një fitore të mundshme. Ky do të jetë edhe një test i rëndësishëm për vazhdimësinë e trajnerit zviceran në krye të pankinës së përfaqësues së futbollit të Kosovës. Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment