Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin shtatë persona dhe infektohen 92 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit 

Me rritjen e sotme numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14.119, ndërsa numërohen 563 viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Featured image of article: Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin shtatë persona dhe infektohen 92 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit  Foto ilustruese

KOSOVË–Ditën e sotme në territorin e Kosovës janë shënuar 8 viktima për shkak të koronavirusit dhe janë konfirmuar 92 raste të reja.

Ditë pas dite duket se në Kosovë po shënohet një bilanc i lartë si i personave të infektuar edhe të viktimave.

Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku me rritjen e sotme numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14.119, ndërsa numërohen 563 viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

115 TË SHËRUAR DHE 92 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment