Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 5 persona dhe infektohen 85 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit

Me rritjen e sotme numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14.204, ndërsa numërohen 568 viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Featured image of article: Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 5 persona dhe infektohen 85 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

KOSOVË– Ditën e sotme në territorin e Kosovës janë shënuar 5 viktima për shkak të koronavirusit dhe janë konfirmuar 85 raste të reja. Ditë pas dite duket se në Kosovë po shënohet një bilanc i lartë si i personave të infektuar edhe të viktimave.

Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku me rritjen e sotme numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14.204 , ndërsa numërohen 568 viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Postimi i Plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

97 TË SHËRUAR DHE 85 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.  Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment