Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 3 persona dhe konfirmohen 43 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona me koronavirus duke e çuar në 607 numrin e përgjithshëm të viktimave në të gjithë territorin e Kosovës.
Featured image of article: Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 3 persona dhe konfirmohen 43 raste të reja me Covid-19 Foto ilustruese

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre pacientë të infektuar nga koronavirusi në kosovë ndërsa mësohet se janë konfirmuar edhe 43 raste të reja në të gjithë territorin e Kosovës.

Me bilancin e sotëm numri total i pacientë të infektuar ka shkuar në  14.882, ku mes tyre  607 kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e janë  shëruar 239 pacientë të infektuar me koronavirus duke e çuar në 12.188 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i Plotë:

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.  Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

A.C/Dosja.al

Shto Koment