Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 2 persona dhe infektohen 61 të tjerë nga koronavirusi

Të paktën 2 persona kanë gjetur vdekjen në Kosovëë për shkak të koronavirusit, ndërsa janë konfirmuar 61 raste të reja.
Featured image of article: Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 2 persona dhe infektohen 61 të tjerë nga koronavirusi Foto ilustruese

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Kosovës kanë vdekur 2 persona dhe janë konfirmuar 61  raste të reja me koronavirus.

Nga njoftimi i IKSHPK-së mëohet se fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 119 pacientë me koronavirus duke e çuar në total 12.570 numrin e të shëruarve nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë me rritjen e sotme numri total i rasteve pozitive është 15.063 nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa numërohen 613 viktima qëprej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

119 TË SHËRUAR DHE 61 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID). Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.  Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë. 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment