Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ Katër viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe të paktën 119 raste të reja me koornavirus në Kosovë, duke e çuar në 5.237 numrin e përgjithshëm e pacientëve të sëmurë.
Featured image of article: Kosova nuk gjen qetësi/ Katër viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit  Foto ilustruese

KOSOVË– Të paktën 4  viktima dhe 119 rastet të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, duke bërë që numri total i të sëmurëve të shkojë në 5.237.

Lajmi është bërë me dije nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili publikoi  shifrat e fundit me koronavirus në vend.

“Më datë 14 korrik në Laboratorin e Mikrobiologjisë janë testuar 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive, numri total i rasteve pozitive është 5237. Kemi 112 raste të vdekjes. Në këtë 24 orësh janë shëruar 92 pacientë, numri i të shëruarve ka shkuar në 2462, ndërkaq raste aktive janë 2663.”- ka thënë Ramadani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se dy javësh Kosova po për përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve me virus, si edhe pacientë që nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte të ashpër .

E për këtë arsye edhe qeveria e Kosovës, prej ditësh ka ndërmarrë masa të reja me qëllim frenimin e pandemisë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment