Rajoni

Kosova nënshkruan kontratën 26.5 milion eurosh me BE-në, si ndihmë për të përballuar Covid-19  

Marrëveshja është nënshkruar në Prishtinë ku i pranishëm ka qenë Kryeministri Hoti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomas Szunyog.
Featured image of article: Kosova nënshkruan kontratën 26.5 milion eurosh me BE-në, si ndihmë për të përballuar Covid-19   Tomáš Szunyog dhe Avdullah Hoti

KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar një marrëveshje prej 26.5 milion eurosh me Bashkimin Evropian për të ndihmuar në përballimin e situatës së Covid-19. Marrëveshja është nënshkruar në Prishtinë ku i pranishëm ka qenë Kryeministri Hoti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomas Szunyog. Lajmin për nënshkrimin e kontratës e ka dhënë vet Kryeministri Hoti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se shuma prej 26.5 milion eurosh është e projektuar që të ndihmojë Kosovën në përballimin e pasojave ekonomike.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës në vlerë prej 26.5 milionë euro me Shefin i Zyrës së BE/Përfaqësuesin Special të BE-së, Tomáš Szunyog, e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19,” ka shkruar Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova është një nga vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19 në Ballkanit. Që nga fillimi i pandmisë në Kosovë janë 32.877 regjistuar persona me koronavirus ndërsa 885 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment