Rajoni

Kosova në epidemi gripale, 11 të vdekur dhe më shumë se 29 mijë të infektuar

Aktialisht janë në mjekim intensiv 5 persona, të cilët kanë shfaqur edhe komplikime shëndetësore.
Featured image of article: Kosova në epidemi gripale, 11 të vdekur dhe më shumë se 29 mijë të infektuar Foto Ilustruese

Kosova ka rënë në një epidemi gripale. Mediat kosovare shkruajnë se numri i të prekurve nga gripi sezonal është rritur jashtëzakonisht shumë. Deri tani raportohet të kenë vdekur 11 persona dhe kjo gjë ka ndikuar që në Kosovë të shpallet gjendje epidemike e gripit.

Që nga një tetori i vitit të kaluar, kur edhe është raportuar rasti i parë i gripit, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste me grip.

Infektologu Sali Ahmeti, shprehet se gjendja e të sëmurëve me grip gjatë dy javëve të fundit, është e rënduar shumë. Sipas Ahmetit në mjekim intensiv aktualisht janë pesë raste, derisa 11 tashmë kanë vdekur.

Ka të sëmurë me raste mesatare dhe të lehta, por ka edhe forma me komplikime nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe ka të sëmurë të spitalizuar nën mjekimin intensiv. Këta të sëmurë zakonisht kanë edhe sëmundje përcjellëse, respiratore, sëmundje kardiovaskulare, me diabet, sëmundje nervore të mëparshme dhe ndonjëherë përfundojnë edhe jo mirë, pra me vdekje,”- tha Ahmeti.

Ndërsa pediatri Muharrem Avdiu bëri të ditur se numri i fëmijëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore nga gripi sezonal është i madh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sidomos gjatë funjavës kemi pasur deri në tre fëmijë në një shtrat. Kjo tregon që numri i fëmijëve me grip ka qenë shumë i madh. Megjithatë kapacitetet për trajtim janë të mjaftueshme dhe stafi është mobilizuar. Me barna jemi të furnizuar mirë dhe po shpresoj që gjitha rastet do ta kalojnë pa ndonjë komplikim”, tha Avdiu.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar kanë rekomanduar që të gjithë nxënësit që kanë shenja të gripit të qëndrojnë në shtëpi.

Fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit, temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, bark-qitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh, t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut,”– thuhet në deklaratën e zyrtare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment